Një burim pranë Shtëpisë së Bardhë ka thënë se presidenti Donald Trump kaloi natën e tij të fundit në Shtëpinë e Bardhë duke punuar për falje dhe duke nënshkruar dokumentet përfundimtare pak para mesnatës.
Siç shkruan CNN, përcjell Telegrafi, vajza e tij Ivanka ishte me të deri në orën 10:00 të mbrëmjes dhe u largua për të bërë thirrje telefonike me disa nga njerëzit e falur deri në orën 2 të mëngjesit.
Po sipas CNN, Ivanka ishte përfshirë shumë gjatë ditëve të fundit në faljet e drejtësisë penale për shkelës të ndryshëm të ligjit.
Burimet thonë se ndjenja është “e hidhur” ndërsa familja largohet sot nga Shtëpia e Bardhë ndërkohë që një burim tjetër thotë se megjithatë “ai është lehtësuar që la pas presionin e presidencës”.
CNN raporton se vajza dhe dhëndri i tij nuk do t’i bashkohen atij në Air Force One. /Telegrafi/