Site icon Telegrafi

CNN me sondazh të ri: Biden udhëheq bindshëm kundër Trumpit, vetëm në një çështje pothuajse janë të barabartë

Avantazhi i Joe Bidenit ndaj presidentit, Donald Trump është zgjeruar dhe ish-nënpresidenti tani mban epërsi më të madhe në më pak se një muaj para ditës së zgjedhjeve, sipas një sondazhi të ri të CNN-it.

Midis votuesve të mundshëm, 57 për qind thonë se mbështesin Biden dhe 41 për qind Trumpin në sondazhin që u krye tërësisht pas debatit të parë dhe kryesisht pasi presidentit u bë i ditur se është infektuar me coronavirus, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht nga sondazhet, gara për Shtëpinë e Bardhë, në fund të fundit, do të zbresë në një numër shtetesh të lëkundshme që do ta dërgojnë rezultatin në Kolegjin Zgjedhor. Ish-nënpresidenti udhëheq në disa nga ato shtete kritike, por me kufij më të ngushtë sesa avantazhi i tij kombëtar.

Votuesit e mundshëm preferojnë gjerësisht Bidenin mbi Trumpin për një numër çështjesh që votuesit i konsiderojnë shumë të rëndësishme në garë, duke përfshirë shpërthimin e coronavirusit (59 për qind preferojnë Bidenin, 38 për qind Trumpin).

Madje edhe me atë se kush do të merrej më mirë me ekonominë (50 për qind thonë Biden, 48 për qind Trump), ngjashëm me ato ku ata kanë qenë në mesin e votuesve të regjistruar në sondazhet e fundit.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale pritet të mbahen më 3 nëntor (e martë), ku do të ballafaqohen republikani, Trump si dhe demokrati, Biden. /Telegrafi/

Exit mobile version