Telegrafi

CNN: Skenari më i keq i COVID-19, mosarritja e një vaksine, por njerëzit do të mësohen me virusin

Deri tani vaksina shihet si shpresa e vetme për t’i dhënë fund COVID-19 por CNN, gjiganti mediatik amerikan e quan mosarritjen e saj si skenarin më të keq.

Të gjithë i kanë sytë tek vaksina dhe shenjat janë pozitive nga Kina, Australia, Britania apo Gjermani dhe Holanda por pyetja është ç’ndodh nëse asnjëra nuk bën punë?

Në një skenar imagjinar të CNN, shoqëritë do të mësoheshin të jetojnë me virusin.

Testimi dhe gjurmimi do të vijonte ditë për ditë por ndërkohë edhe numri i të infektuarve dhe numri i të vdekurve do vijonte të rritej edhe më shumë.

Shtetet që e përballuan mirë me COVID-19 mund të vazhdojnë në të njëjtën mënyrë të luftojnë virusin, por të tjerat do të vendosnin izolimin dhe karantinimin në çdo moment të jetës kur të shihnin se po goditeshin keq nga coronavirusi.

Deri më tani ky skenar nuk ka ndodhur me asnjë nga pandemitë e historisë. Por shumica e ekspertëve mbeten të sigurt se një vaksinë COVID-19 do të zhvillohet përfundimisht. /Telegrafi/