Telegrafi

CNN publikon rezultatet e sondazheve që panë një garë të ngushtë midis Trump dhe Harris

Një sondazh i CNN mbi mesataren e sondazheve të fundit që testuan “fuqinë” e zëvendëspresidentes amerikane, Kamala Harris, kundër ish-presidentit, Donald Trump, panë një garë të ngushtë midis të dyve pa një lider të qartë.

Bëhet e ditur se sondazhi i CNN i realizuar së fundmi është mesatarja e gjashtë sondazheve kombëtare jopartiake për zgjedhjet e përgjithshme presidenciale të vitit 2024, me një garë midis Harris dhe Trump, transmeton Telegrafi.

Sondazhi përfshin rezultatet nga sondazhi i CBS News/YouGov i zhvilluar nga 16 deri më 18 korrik, sondazhi i NBC News i zhvilluar nga 7 deri më 9 korrik, sondazhi i Fox News i zhvilluar nga 7 deri më 10 korrik, sondazhi i NPR/PBS News/Marist College i zhvilluar nga 9 deri më 10 korrik, sondazhi i ABC News/Washington Post/Ipsos i zhvilluar nga 5 deri më 9 korrik dhe sondazhi i CNN i zhvilluar nga 28 deri më 30 qershor.

Rezultatet tregojnë se Trump ka 48% mbështetje në mesataren e gjashtë sondazheve të fundit që testojnë garën midis demokratëve dhe republikanëve, ndërsa Harris mban 47%.

Bëhet e ditur se çdo sondazh është zhvilluar pas debatit presidencial të CNN midis Joe Biden dhe Donald Trump dhe vetëm njëri – sondazhi i CBS/YouGov – është zhvilluar pas atentatit ndaj Trumpit më 13 korrik.

Sondazhet që përfshijnë kandidatë të palëve të treta ose të pavarur nuk janë përfshirë. /Telegrafi/