Telegrafi

CNN: Prolongohet promovimi i planit për shpëtim të sistemit financiar amerikan

Televizioni, duke iu referuar përfaqësuesve të lartë anonimë të administratës amerikane, pohon se vendimi për prolongimin e planit për në mesin e shkurtit, është aprovuar për shkak të asaj se nevojitej "që të precizohen disa hollësira nga plani dhe se ka pasur shumë çështje të komplikuara".

Sipas CNN-it, midis çështjeve kontestuese janë edhe ato për kufizimin e kompensimeve për drejtorët e kompanive, për stimulimin e ndarjes së kredive të reja dhe për pagesë të hipotekave.

Një përfaqësues i administratës amerikane, deklaroi se pagesa e shumës së parë nga pakoja për shpëtim në vlerë prej 700 miliardë dollarëve ka qenë e përshpejtuar, për shkak së cilës ka ardhur deri te paraqitja e disa problemeve, e për këtë qëllim Qeveria e re dëshiron t’i precizojë të gjithë hollësitë.

Obama mbrëmë deklaroi se plani i ri për shpëtim do të promovohet së shpejti.

Pritet që me të t’u ndihmohet detyruesve të kredive, të zvogëlohen kamatat e kredive hipotekare dhe të stimulohet kreditimi i kompanive dhe amvisërive.