Nënkryetari i SHBA-së, Mike Pence, ka gjasa të vaksinohet kundër coronavirusit deri të premten, thonë burimet për CNN.
Mbetet e paqartë nëse ai do ta marrë vaksinën para presidentit amerikan, Donald Trump, transmeton Telegrafi.
Sipas CNN, thuhet se janë duke u bërë plane paraprake që Pence të vaksinohet para kamerave.
Gjatë ditës së sotme, Moncef Slaoui, këshilltari kryesor i programit Operation Warp Speed, tha se presidenti i zgjedhur Joe Biden, dhe presidenti Trumo duhet të vaksinohen kundër coronavirusit.
“Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që udhëheqësit tanë – ata që do të largohen si dhe ata që vijnë – të jenë të mbrojtur. Unë mendoj presidenti Trump dhe presidenti i zgjedhur Biden, të dy janë pjesë e grupmoshës më të lartë dhe për këtë arsye mund të jenë më të rrezikuar, kështu që, po, mendoj se ata duhet të vaksinohen”, u shpreh ai. /Telegrafi/