Treni propagandues dhe provaktiv serb është bërë lajm botëror. Ndalja e tij nga autoritetet e Kosovës që ta vazhdonte rrugën nga Beogradi për në Mitrovicë, ka ngjallur reagime të shumta në Serbi.
Derisa një vendim i tillë është përshëndetur në Kosovë, në Serbia po vlon politika dhe retorika luftënxitëse.
Ka qenë presidenti serb, Tomillsav Nikoliq ai që dje mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare duke thënë se Serbia është e gatshme ta “sulmojë Kosovën” nëse cenohet jeta e serbëve.
Të gjithë mediat prestigjioze botërore edhe sot kanë raportuar për tensionimin e situatës ndërmjet dy fqinjëve të armiqësuar thellë, shkruan lajmi.net.
CNN, televizioni më i fuqishëm në botë, sot gjatë gjithë ditës ka raportuar për tensionimin e situatës Kosovë-Serbi.
“Presidenti serb thotë se Kosova dëshiron luftë, pas ndaljes së trenit nacionalist”, është kryetitulli i CNN-it, derisa raporton për afrimin e inaugurimit të Trumpit si presidenti SHBA-ve.