Site icon Telegrafi

CNN fiton betejën ligjore, Shtëpia e Bardhë urdhërohet t’i kthejë akreditimin gazetarit Jim Acosta (Video)

Një gjykatës në Washington ka urdhëruar sot administratën e presidentit amerikan Donald Trump, që menjëherë t’ia rikthej akreditimin gazetarit të CNN, Jim Acosta, me qëllim që të mund sërish të raportojë nga Shtëpia e Bardhë.

Në vendimin e gjykatësit Timothy Kelly, thuhet se kategorikisht janë hedhur poshtë argumentet e Shtëpisë së Bardhë që CNN të dërgojë gazetarë tjerë në vend të Acostas, transmeton Telegrafi.

Acosta gjatë dy viteve të fundit në konferenca për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë është përplasur verbalisht me Trumpin dhe zëdhënësen, Sarah Sanders.

Javën e kaluar i është marrë akreditimi pasi është grindur me Trumpin gjatë konferencës për gazetarë. Grindja ka shpërthyer, kur Acosta e pyeti presidentin amerikan për karvanin e emigrantëve të cilët janë nisur për në SHBA nga Amerika e Jugut. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=ix5NK5sDH1g

 

Exit mobile version