Rrjeti i njohur televiziv amerikan, CNN ka publikuar së fundi një reportazh, ku tregon se si përgatiten për luftë xhihadistët e “Shtetit Islamik.”
Stafi i CNN ka arritur të filmojë brenda një kampi xhihadistësh, por nga pamjet duket dhe një detaj, i cili i ka shpëtuar vëmendjes së shumicës së shikuesve.
Në nisje të videos, teksa tregohen disa çadra ku qëndrojnë dhe stërviten xhihadistë, mbi to mund të shihet fare qartë e stampuar logoja “US”,
Aktualisht nuk dihet nëse ky detaj i ka shpëtuar stafit të gjigantit televiziv amerikan, apo është lënë aty qëllimisht për të treguar diçka më tepër. /Tema/