Telegrafi

CNN “aksidentalisht” u dërgon dhurata mirëseardhjeje punëtorëve të larguar nga puna, pas mbylljes së platformës CNN+

Platforma që ofronte shërbime për abonentët me pagesë, CNN+ u hap më 29 mars, deklaroi se po mbyllej më 21 prill.

Por një javë pas kësaj ngjarje, qindra punëtorë që u pushuan nga puna pranuan “dhurata mirëseardhjeje”, disa nga të cilat kishin të bashkangjitura edhe disa shënime inkurajuese, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Është një periudhë fantastike për të qenë pjese e CNN. Ndërtoni marrëdhënie të mira pune dhe lidhuni me kolegët në mënyrë që të mësoni sa më mirë rreth punës gjatë kohës suaj këtu”, thuhet të jetë shkruar në shënimet në njërën nga dhuratat.

Siç bëhet e ditur, pakot përfshinin dhurata të markave të ndryshme, stilolapsa, dëgjuese dhe aparate për përgatitjen e kokoshkave. /Telegrafi/