Telegrafi

Çnjerëzore: Njerku djeg për së gjalli foshnjën, vetëm pse ishte lagur duke fjetur (Video, +18)

Një video e tmerrshme shfaq momentin, kur një burrë mban mbi zjarr një fëmijë të vogël të lakuriqur, si shenjë dënimi për faktin se ishte lagur derisa ishte duke fjetur.

Djaloshi i vogël që besohet të jetë i moshës 3-vjeçe, dëgjohet duke bërtitur derisa organi gjenital dhe prapanica i digjeshin në zjarr, transmeton Telegrafi.

Fotografitë dhe videoja e censuruar për shkak të përmbajtjes së rëndë, fillimisht shfaqin burrin i cili besohet të jetë njeriu i vogëlushit, të cilin e mban lakuriq mbi zjarr.

Identiteti i fëmijës nuk është zbuluar, por besohet se videoja është regjistruar në qytetin Limpio të Paraguait. /Telegrafi/