Site icon Telegrafi

“CMT Music Awards 2020”: Çfarë duhet të dini përpara evenimentit madhështor

Është koha edhe një herë të nderojmë disa nga yjet më të mëdhenj të muzikës ‘country’.

Artistët do të ngjiten në skenë të mërkurën për “CMT Music Awards 2020”, të cilët, siç kanë prezantuar shumë çmime, do të duken pak më ndryshe këtë vit për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Luke Combs, Kelsea Ballerini dhe Sam Hunt (Getty/Reuters)

Para se të ndiqni evenimentin madhështor, këtu ua sjellim disa detaje që duhet t’i dini:

Si ta shikoni?

“CMT Music Awards 2020” do të transmetohet në disa kanale të mërkurën, 21 tetor në orën 8 pasdite në ET dhe në orën 7 të pasdites në CT.

Shfaqja do të transmetohet natyrisht edhe në: MTV, MTV2, Logo, Paramount Network, Pop dhe TV Land.

CMT.com gjithashtu do të transmetojë shfaqjen, siç do të bëjë një numër faqesh të tjera në internet.

Kush do të jetë prezantues?

Yjet e ‘country’, Kane Brown dhe Ashley McBryde do të jenë moderatorë të shfaqjes virtuale së bashku me aktoren Sarah Hyland.

Kane Brown, Ashley McBryde dhe Sarah Hyland (Getty Images)

Kush do të performojë?

Siç theksuam, disa nga artistët më të mëdhenj do të ngjiten në skenë dhe do të ofrojnë argëtim gjatë gjithë mbrëmjes.

Maren Morris, Luke Bryan dhe Shania Twain janë ndër yjet më të njohur të mbrëmjes ndërsa yjet e muzikës pop si Halsey dhe Noah Cyrus do të interpretojnë gjithashtu.

Luke Combs, Brooks & Dunn, Morgan Wallen, Dan + Shay, Little Big Toën, Jimmie Allen dhe Kelsea Ballerini do të shfaqen të gjithë në skenë, ashtu siç do të jenë bashkë-nikoqirët e Brown dhe McBryde.

Si zgjidhen fituesit?

Fituesit e çmimeve vendosen nga votat e fansave në internet, duke e bërë “CMT Music Awards” shfaqjen e vetme në të cilën fituesit zgjedhën direkt nga fansat e tyre.

Ndërsa votimi për shumicën e kategorive tanimë veçse është mbyllur. /Telegrafi/

Carrie Underwood, Keith Urban dhe Miranda Lambert (Getty Images)
Exit mobile version