Site icon Telegrafi

Shkatërrohet banda shqiptare e drogës, grupi trafikonte kokainë e heroinë Shqipëri-Itali

Një operacion i Guardia Di Financa në Padova të Italisë ka vënë në pranga tetë persona ndërsa janë sekuestruar 10 kilogramë kokainë. Bëhet fjalë për një grup kriminal shqiptaro-italian, ku në mesin e të arrestuarve janë pesë shtetas shqiptarë, dy tunizianë dhe një italian ndërsa 30 persona të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, drejtuesit e kësaj bande vepronin nga Shqipëria ndërsa kishin shtrirë aktivitetin e tyre në të dy vendet. Përfshirje në grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike, posedim dhe tregtim kokaine janë vetëm disa nga akuzat e ngritura nga autoritetet italiane ndaj 8 personave të arrestuar.

Trafiku i kokainës dhe heroinës bëhej nëpërmjet automjeteve, ku droga fshihej në pjesën e pasme të makinës ndërsa këto automjete qarkullonin në rrugë tokësore ose detare me target, raporton abc news.

Anëtarët e këtij grupi kriminal komunikonin nëpërmjet telefonave të koduar dhe për këtë arsye ka qenë e vështirë që ata të përgjoheshin. Veprimtaria kriminale sa i përket territorit italian shtrihej mes Padovas, Milanos dhe Venecias, ku ishin të vendosur edhe anëtarët e këtij grupi.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, grupi furnizohej me drogë kryesisht nga Shqipëria. Në operacionin e saj, Guardia di Financa ka sekuestruar edhe 30 mijë euro.

Exit mobile version