Telegrafi

Çmohet mbështetja e Portugalisë

Ambasadorja portugeze Fernandez i dorëzoi presidentes letrat kredenciale. Ajo me këtë rast tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të mira dhe tha se është e nevojshme që të ato të forcojnë bashkëpunimin ndërmjet vete në fusha të ndryshme.

Presidentja Jahjaga tha se Portugalia ka dhënë një ndihmë të çmuar për vendin dhe theksoi nevojën e thellimit të marrëdhënieve në të gjitha fushat e në veçanti në atë ekonomike.

Ambasadorja portugeze gjatë vizitës në Prishtinë është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të Republikës. /Telegrafi/