Site icon Telegrafi

Çmimorja e re e Pishinës së Gërmisë

Të enjten më 29 qershor është hapur pishina e Gërmisë. Aty po organizohen evente të ndryshme për fëmijë e të rritur.

Tashmë është publikuar edhe çmimorja.

Çadra e madhe është me çmim 30 euro, kabina e vogël 6 euro, kurse çadra me dy shellzone 4 euro.

Ato fillojnë nga 4 euro për të rritur dhe nga 2 euro për fëmijë, ndërsa çmimet ndryshojnë nga ora 16:00 si dhe vikendeve.

Ushqimi nga jashtë është ndaluar nga kompania mirëmbajtëse e pishinës, pasi sipas tyre, po hudhen mbeturina në ujë.

“NDALOHET RREPTËSISHT USHQIMI NGA JASHTË! Kjo është gjendja e tmerrshme e ujit pas daljes së vizitorëve nga pishina e Gërmisë! Qytetarë të dashur, ju bëjmë thirrje dhe ju lusim që të kujdeseni për pastërtinë e ujit dhe hapësirave rreth pishinës sepse është në të mirën tonë dhe të fëmijëve tanë”.

“Brenda hapsirës është bërë dezinsektimi dhe poashtu trajtuam hapësirat më të thella gjelbëruese me preparate kundër gjarpërinjëve. Gjithmonë për sigurinë dhe rehatinë e qytetarëve”, thuhet në postimin e NPL Sport Marketing.

Exit mobile version