Tre shkencëtarë e kanë ndarë çmimin e sivjetmë të Nobelit në fiziologji apo mjekësi për zbulimin se si qelizat i reagojnë niveleve të ndryshueshme të oksigjenit në trup – një prej proceseve më esenciale adaptuese për jetën.
Komiteti i Nobelit ka deklaruar se William Kaelin Jr, Sir Peter Ratcliffe dhe Gregg Semenza janë fitues të këtij çmimit, transmeton Telegrafi.
Përveç përshkrimit të një procesi fundamanetal fiziologjik, mekanizmi u ka dhënë hulumtuesve njohuri të reja për trajtimin e anemisë, kancerit dhe sëmundjeve tjera.
Zbulimi veçse ka shpirë në ilaçe potenciale që synojnë ta trajtojnë aneminë duke e “mashtruar” trupin të mendojë se është në një lartësi të madhe dhe duke e nxitur të dërgojë më shumë qeliza të kuqe të gjakut përgjatë trupit.
Ilaçet tjera që funksionojnë të bazuara nga ky proces biologjik pritet të ndihmojnë në luftimin e kancerit dhe trajtimin e sëmundjeve të zemrës.
Randall Johnson, profesor i fiziologjisë molekulare dhe patologjisë në Universitetin e Kembrixhit ka thënë se laureatët e sivjetmë të çmimit Nobel “i kanë zgjeruar në masë të madhe njohuritë tona për atë se si ky reaksion fiziologjik e bën jetën të mundshme”.
Tre laureatët do ta ndajnë çmimin prej 740 mijë funteve në mënyrë të barabartë. /Telegrafi/