Site icon Telegrafi

Çmimin Nobel për Kimi e fitojnë shkencëtaret Emmanuelle Chapentier dhe Jennifer Doudna

Profesoreshat Emmanuelle Charpentier dhe Jennifer Doudna kanë fituar Çmimin Nobel për Kimi, për punën e tyre sa i përket zhvillimit të metodave për editimin e gjenomeve, shkruan Sky News.

Këto dy shkencëtare do të ndajnë çmimin prej 10 milionë krunash suedeze për zbulimin e tyre, transmeton Telegrafi.

“Me zbulimin e tyre ato mund të ndryshojnë ADN-në e kafshëve, bimëve dhe mikroorganizmave me një precizitet shumë të lartë”, thuhet në kumtesën e Komitetit të Nobelit.

Kjo është hera e parë që Çmimi Nobel për Kimi i ndahet dy femrave po të njëjtin vit, gjatë historisë 119-vjeqare të Nobelit. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version