Paris Saint-Germain e kthen nga PSV, talentin e mrekullueshëm holandez Xavi Simons për vetëm 6 milionë euro.
PSG e solli Simons nga përzgjedhja e kadetëve të Barcelonës kur ai ishte vetëm 16 vjeç dhe e shiti te PSV sezonin e kaluar.
Simons ka luajtur tashmë për PSV-në në moshën 19-vjeçare, duke i bërë 34 paraqitje, ku shënoi 19 gola me 9 asistime, gjë që ishte një shenjë për drejtuesit e PSG-së se duhej ta kthenin atë në “Parkun e Princave”.
🚨 BREAKING: Xavi Simons has left PSV camp to sign with Paris Saint-Germain!
PSG triggered €6m buy back clause, as revealed days ago.
Understand there are 2 ways now ⤵️
◉ If Mbappé or Neymar leave, Xavi will stay at PSG.
◉ If both stay, Xavi will join another club on LOAN. pic.twitter.com/W8aQNg3PpY
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 16, 2023
Çmimi i tregut të Simons, sipas vlerësimit të Transfermarkt, është deri në 40 milionë euro, por ai do të kthehet në Prince Park për vetëm 6 milionë euro.
Domethënë, gjatë shitjes, PSG-ja vendosi një klauzolë sipas së cilës mund ta kthejë brenda një sezoni për 6 milionë euro dhe pas sezonit fantastik që pati ky 20-vjeçar, drejtuesit e shenjtorëve nuk hezituan asnjë sekondë.
More on Xavi Simons. Medical tests and contract signing at PSG will be today — Luis Campos got him back for just €6m clause included in contract last year 🇳🇱
Many clubs are pushing to have Xavi on loan — this will 100% happen if both Mbappé & Neymar will stay.
Talks to follow. pic.twitter.com/qElXpOlFbO
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 16, 2023
Nëse Mbappe ose Neymar largohen, Simons do të ketë një shans për të luajtur, por nëse kjo nuk ndodh, PSG do ta dërgojë atë në huazim te ndonjë klub tjetër për një sezon. /Telegrafi/