Një nga gatimet që janë sinonim i kuzhinës boshnjake janë pitet dhe byreku është i preferuari i shumë njerëzve.
Dhe një ekip i një mediumi atje vendosi të bëjë një shëtitje nëpër Sarajevë dhe të vizitojë disa “byrektore” për të parë se si janë tani çmimet e byrekut, përcjell Telegrafi.
Dhe siç kanë bërë të ditur ata, janë “i ka zënë të gjithë në befasi” me çmimin e tij, përkatësisht rritjen e tij.
Siç është bërë e ditur më tej, çmimi i një kilogrami byrek ka arritur në rreth 10 euro.
Kjo rritje e ndjeshme e çmimeve thuhet se pasqyron qartë kushtet aktuale ekonomike dhe inflacionin që ka prekur të gjithë sektorët. /Telegrafi/