Telegrafi

Çmimi për shitjen e Mbappes këtë verë: PSG kërkon 150 deri në 200 milionë euro

Edhe këtë verë  e ardhmja e Kylian Mbappe do të jetë historia kryesore në futboll, pasi futet në vitin e fundit të kontratës me PSG-në dhe nuk do të rinovojë me parisienët. 

Ka shumë raportime të ndryshme si ai mund të largohet nga Paris Saint-Germain dhe çfarë lloj tarife mund të kërkojë klubi francez për yllin e tyre.

Sipas ESPN, PSG ka vendosur të dëgjojë oferta mbi 150 milionë euro për Mbappen këtë verë, për të shmangur largimin e yllit falas në fund të sezonit.

Këtë premtendim e mbështet edhe gazeta amerikane The Neë York Times që shkruan se parisienët kërkojnë 185 milionë euro.

Edhe mediumi francez L’Equipe ka shkruar se Mbappe nuk do të largohet në asnjë rrethanë si transferim i lirë.

Lexo po ashtu “Nuk mori respektin që meritonte te PSG”, Mbappe flet për largimin e Messit

Deri më tani, e vetmja gjë që është konfirmuar është se të hënën, Mbappe ka njoftuar PSG- në me letër se nuk do të aktivizojë klauzolën që do t’i lejojë të vazhdojë edhe një sezon, që do të thotë se kontrata e tij me klubin parisien do të skadojë në qershor 2024.

Lojtari i PSG-së shkoi në rrjetet e tij sociale duke t’iu përgjigjur Le Parisien për një raport në lidhje me dëshirën e tij të supozuar për të shkuar në Real Madrid këtë verë: “Gënjeshtër. Gjithnjë e më e madhe. Unë kam thënë tashmë se do të vazhdoj sezonin e ardhshëm në PSG ku jam shumë i lumtur”.

Lexo po ashtu Klubet e Ligës Premier ‘konsiderojnë seriozisht’ ndryshimin e rregullit që mund të pengojë nënshkrimin e Man Utd me Mbappe

Në një intervistë ekskluzive për gazetën italiane La Gazzetta dello Sport, sulmuesi francez sqaroi se “Unë nuk thashë se doja të shihesha te Real Madrid ose se doja të largohesha, vetëm se nuk do të aktivizoj opsionin e vitit shtesë (deri në vitin 2025). Me PSG-në nuk është folur kurrë për një rinovim dhe jam i lumtur të vazhdoj edhe për një vit tjetër”. /Telegrafi/