Telegrafi

Çmimi për një kilometër autostradë varet nga terreni

Kroaci- segmenti Krapina – Macelj, pati një kosto prej 15 milionë euro për kilometër, kurse në Slloveni, rruga Sentiv – Koseze kushtoi 240 milionë euro për 4.5 kilometra, pra 55 milionë Euro për kilometër.

Po në Slloveni, seksioni Tojane kushtoi 450 milione Euro për 16 km, pra 30 milionë euro për km.

Në Sllovaki rruga Sverepec-Vrtizer kushtoi 300 milionë euro për 9.5 kilometra, pra 31 milionë euro për km.

Në Poloni seksioni autostradal S8 kushtoi 1 miliard, ose 100 milionë dollarë për km.

Në Suedi autostrada Sodra, 6 km, kushtoi 850 milionë euro, ose 140 milionë euro për km.

Në Holandë, rruga Delft – Rotterdam, 7 km e gjatë ka kushtuar 700 milionë Euro, pra 100 milion euro për kilometër".

Në rastin e Suedisë, bypass-i perëndimor i Stockholm-it kushtoi 2.6 miliardë euro, ose 110 milionë euro për km.

Në Spanje, 5.5 km në Seville, kushtuan 590 milionë euro, ose 107 milionë euro për km dhe në Greqi, seksioni i rrugës Egnatia Panagra-Polymos, 31 km, kushtoi 659 milionë euro, rreth 21 milionë euro për km./Telegrafi/