Laureatët e sivjetmë për Çmimin Nobel për Krimi janë dy shkencëtarë – Benjamin List dhe David MacMillan për zhvillimin e organokatalizës asimetrike, ka bërë të ditur sot Komitetit i Qmimit Nobel.
Dy shkencëtarët ndajnë çmimin prestigjioz për zbulimin e një “mjeti gjenial për ndërtimin e molekulave”, transmeton Telegrafi.
“Përdorimi i organokatalizës kontribuoi në kërkimin e produkteve të reja farmaceutike, dhe e bëri kiminë më të gjelbër”, thuhet në kumtesën e Akademisë.
Shkencëtarët kanë besuar prej kohësh se ekzistojnë vetëm dy lloje katalizatorësh, metale dhe enzima. Të pavarur nga njëri-tjetri, List dhe MacMillan zhvilluan llojin e tretë – organokatalizën asimetrike, që ndërtohet në molekula të vogla organike. /Telegrafi/
BREAKING NEWS:
The 2021 #NobelPrize in Chemistry has been awarded to Benjamin List and David W.C. MacMillan “for the development of asymmetric organocatalysis.” pic.twitter.com/SzTJ2Chtge— The Nobel Prize (@NobelPrize) October 6, 2021