James Peebles, Michel Mayor dhe Didier Queloz, janë fituesit e çmimit Nobel në Fizikë.
Ata kanë fituar çmimin prestigjioz për hulumtimet e tyre sa i përket historisë dhe strukturës së Universit, ka njoftuar akademia suedeze e shkencave në Stokholm, transmeton Telegrafi.
“Çmimi Nobel u është ndarë James Peebles, Michel Mayor dhe Didier Queloz, për faktin se na e kanë lehtësuar të kuptojmë Universin dhe vendin tonë në të”, thuhet në komunikatën e akademisë suedeze të shkencave.
Mayor dhe Queloz janë nga Zvicra, e Peebles është shtetas amerikan me prejardhje nga Kanadaja. Ata pritet t’i marrin çmimet gjatë ceremonisë së organizuar në Stokholm gjatë ditës së sotme. /Telegrafi/