Gjatë tregtimit aziatik, çmimi i naftës së papërpunuar është në një prirje të butë rënëse me rreth 0.11 për qind. Ndjenja e investitorit ishte e ndikuar nga rritja e vazhdueshme e prodhimit në SHBA, që mbizotëronte mbi përpjekjet e OPEC-ut dhe Rusisë në lidhje me kufizimet e prodhimit. Pritjet janë që SHBA-të do të tronditin volumin e prodhimit rus deri në vitin 2019. Aktualisht, nafta e papërpunuar është tregtuar për rreth 63.84 dollarë për fuçi, shkruan Telegrafi.
Edhe çmimi i arit ka shënuar rënie. Indeksi i dollarit është në një tërheqje të butë përpara fjalimit të Presidentit të Rezervës Fedrale, Jerome Pauel, përpara Kongresit të SHBA-së, ku do të publikohen të dhënat për porositë e mallrave të konsumit të qëndrueshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithashtu do të publikohen si një tregues parashikues i kërkesës agregate. Një gram ari për momenti tregtohet me 42.76 dollarë.
Sot në mëngjes euro u forcua kundrejt dollarit me 0.11 për qind, kur një euro tregtohet e 1.2294 dollarë. Dje, Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, vuri në dukje rimëkëmbjen e fortë të ekonomisë evropiane, por gjithashtu theksoi se rritja e inflacionit duhet të jetë më bindëse dhe se ajo ende është e varur nga programi stimulues monetar i zbatuar nga banka. /Telegrafi/