Çmimi i naftës së papërpunuar aktualisht po tregtohet me 72.39 dollarë për fuçi, pas një jave të paqëndrueshme dhe ka prekur nivelin e rënies prej 1 për qind që nuk është parë që nga nëntori i vitit 2014.
Kjo rënie vjen si rezultat i akuzave të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili ka akuzuar Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) për ngritjen e çmimit të karburantit, përcjell Telegrafi.
Nafta e papërpunuar ka qenë nën presion pasi tarifat botërore të importit u imponuan gjatë tregtimit aziatik dhe sipas të dhënave, inventarët e naftës amerikane u mbyllën javën me 1.25 milion fuçi. /Telegrafi/