Telegrafi

Çmimi i naftës së papërpunuar shënon ngritje të lehtë

Nafta e papërpunuar po tregtohet qëndrueshëm dhe çmimi aktual i saj është 74.06 dollarë për fuçi.

Tani për tani, investitorët përqendrohen në kushte të shtrënguara të tregut pasi të dhënat në fund të javës së fundit treguan se inventarët e naftës së papërpunuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë.

Tregtarët mbesin të kujdesshëm ndaj konfliktit tregtar midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës edhe pse analistët thanë se çmimi i naftës do të ndikohet nga zhvillimi, përcjell Telegrafi.

Nga ana tjetër, numërimi i inventarëve të naftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një tregues i hershëm i prodhimit të ardhshëm është rritur. /Telegrafi/