Site icon Telegrafi

Çmimi i naftës së papërpunuar rritet ndjeshëm

Nafta e papërpunuar gjatë ditës së djeshme dhe sotme në tregjet evropiane është rritur dhe se lajmet se dy platforma të naftës në Gjirin e Meksikës ishin evakuar në përgatitje për një stuhi.

Tregjet botërore të naftës janë shtrënguar gjatë muajit të fundit, duke shtyrë çmimet që nga mesi i gushtit. Investitorët parashikojnë furnizim më pak nga Irani, pasi sanksionet e Shteteve të Bashkuara mbi Teheranin fillojnë të kafshojnë. Ndërsa sanksionet e SHBA po detyrojnë shumë kompani perëndimore të ndërpresin tregtinë me Teheranin, dy nga klientët e saj më të mëdhenj kanë thënë se do të vazhdojnë të blejnë papërpunuar iranianë, përcjell Telegrafi.

India do të lejojë përpunuesit shtetërorë të importojnë naftë iraniane nëse Teherani rregullon dhe siguron cisterna. Dhe blerësit kinezë gjithashtu do të vazhdojnë të blejnë qymyr nga Irani.

Çmimi i naftës së papërpunuar aktualisht është duke u tregtuar në nivelin 69.54 dollarë për fuçi. /Telegrafi/

Exit mobile version