Çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare gjatë ditës së premte kanë shënuar një rritje të lehtë, duke marrë shtysë nga një raport i fundit i Organizatës së vendeve eksportuese, në të cilin nënvizohet fakti se, strategjia e shkurtimit të prodhimit mund të shtyhet në kohë.
Nafta Brent e Londrës është tregtuar rreth 55.77 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 53.43 dollarëve për fuçi.
OPEC bën me dije se në rast se të gjithë prodhuesit kryesorë do të pajtoheshin, atëherë strategjia e shkurtimit të prodhimit do të mbetet në fuqi edhe për më gjatë seç parashikohej më parë.
/Telegrafi/