Telegrafi

Çmimi naftës fillon sërish rënien, shitet me 105 dollarë

Në orën 15e 45 nafta e lehtë amerikane humbi 2 dollarë nga çmimi i saj ose 1.8% duke u shitur me 107 dollarë për barel, ndërsa nafta brent e Detit të Veriut u shit me 2.24 dollarë më pak, saktësisht 105,85 dollarë për barel.

Stoqet amerikane të naftës janë pakësuar javën e kaluar me 1,9 milionë barelë duke shkuar në 303,9 milionë barelë, ndërkohë që tregu priste një rritje me 200 mijë barelë.