Çmimi i naftës së papërpunuar Brent u rrit mbi 75 dollarë për fuçi, ku kjo është hera e parë për vitin 2019, pas sanksioneve ndaj Iranit, ndërsa nafta WTI u rrit në 65.94 dollarë për fuçi.
Tregtarët thanë se, Brent është duke marrë mbështetje pas ndalesës së eksporteve ruse të naftës në Poloni dhe Gjermani dhe si rezultat, çmimet janë rritur me gati 40 për qind që nga muaji janari, përcjell Telegrafi.
Në anën tjetër Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë javë thanë se do të përfundojnë të gjitha përjashtimet për sanksionet kundër Iranit, duke kërkuar që vendet të ndalojnë importet e naftës nga Teherani nga muaji maj ose të përballen me veprime ndëshkuese nga Uashingtoni.
Vendimi i SHBA-së është një përpjekje për të ulur eksportet iraniane të naftës në pikën zero, që vjen si rezultat i shkurtimeve për furnizim të udhëhequr nga Organizata e Prodhuesve të Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC).
Prodhimi i naftës së papërpunuar në SHBA është rritur me më shumë se 2 milionë fuçi në ditë që nga fillimi i vitit 2018, në një rekord prej 12.2 milionë fuçi në ditë që është aktualisht, duke e bërë SHBA-në si prodhuesi më i madh i naftës para Rusisë dhe Arabisë Saudite. /Telegrafi/