Site icon Telegrafi

Çmimi i mundshëm për modelin bazë të iPhone 14

Thashethemet janë shfaqur për çmimin e mundshëm për modelin bazë iPhone 14, i cili pritet në shtator.

Sipas raporteve, modeli bazë i iPhone 14 duhet të kushtojë 799 dollarë (790 euro), që është i njëjtë me versionin bazë të iPhone 13.

Mediat nga Koreja e Jugut bëjnë me dije se Apple nuk do të rrisë çmimin e modelit më të lirë nga seria iPhone 14. Synimi, sipas burimeve, është rritja e shitjeve të modelit bazë.

Mësuam më herët se iPhone 14 pritet me një ekran 6.1 inç, si paraardhësi i tij. Linja duhet të përfshijë Phone 14 Pro, iPhone 14 Max dhe iPhone 14 Pro Max 6.7 inç.

Modelet Pro duhet të mundësohen nga çipi i ri A16 Bionic, ndërsa modelet e tjera do të përdorin çipat aktual A15.

Përveç kësaj, iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max duhet të vendosin hapje ovale ose të zgjatura për kamerën e përparme dhe sensorin Face ID. /Telegrafi/

Exit mobile version