Site icon Telegrafi

Çmimi i inputeve në bujqësi më i ulët në 2024 se sa në 2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar indeksin e çmimeve të inputeve bujqësore për vitet 2020-2024.

Sipas ASK-së, ky publikim është i bazuar në çmimet e inputeve bujqësore të grumbulluara në Kosovë.

“Grumbullimi i çmimeve është kryer në barnatoret bujqësore, farmacitë veterinare, në kompani, tregje dhe vende të tjera, ku çmimet e inputeve bujqësore janë në dispozicion.

Siç bëhet e ditur në vitin 2024, indeksi vjetor i çmimeve të inputeve ka rënie për (-7.7 për qind) për Input 1, krahasuar me vitin 2023. Ndërkaq, indeksi I çmimeve për Input 2 ka rritje për 1.2 për qind.

Exit mobile version