Pjesa më e shtrenjtë, me çmimin prej 38 dollarë, është flash memoria në kapacitetin prej 32 GB. Pason ekrani me çmimin prej 31 dollarë, e pastaj procesori A5 çmimi i të cilit është vlerësuar në 26 dollarë. Kamera në modelin e ri është më e shtrenjtë për katër dollarë, e moduli për komunikimin pa tela tetë dollarë.
Çmimi i pjesëve të tani të “vjetrit” iPhone 4 me kapacitetin prej 8 GB vlerësohet të jetë 156 dollarë. Analistët besojnë se Apple me çmimin shitës prej 100 dollarëve po e sakrifikon një pjesë të profitit. Duket se çmimi i shitjes së iPhone 4 së paku tek ne ishte në disproporcion me këtë të dhënë të fundit. /Telegrafi/