Telegrafi

Çmimi i naftës ulet në 113 dollarë

Në orën 10 e 45 min, kontrata për muajin shtator për naftën bruto amerikane arriti në 113.32 dollarë për barel, pasi humbi me një dollar të enjten. Ndërsa nafta brent zbriti me 1.53 dollarë dukë rënë në 112.15 dollarë për barel.

Brutoja e lehtë amerikane ka rënë më shumë se 20% pas rekordit 147.27 dollarë për barel në 11 korrik, si pasojë e shenjave të dobësimit të kërkesës botërore për arin e zi, në një kontekst të një ngadalësimi të ekonomisë botërore.

Dollari, me valutën e së cilit shitet nafta arriti në nivelin më të lartë prej 1.47 dollarë për një euro, sipas të dhënave të Reuters.Rritje e cila ka rëndësi të madhe në uljen e çmimeve të naftës.