Telegrafi

Çmimi i naftës tejkaloi 62 dollarë për fuçi

Rezervat amerikane janë zvogëluar për 2,11 milionë fuçi, ndonëse parashihej zvogëlim prej rreth 400.000 fuçive, publikoi Ministria amerikane e Energjetikës.

Drejt rritjes së çmimit të naftës kontribuan edhe zjarret e shpeshta dhe trazirat në Nigeri, si dhe rënia e re e dollarit amerikan. /Makfaks/