Telegrafi

Çmimi i naftës stagnon në 40 dollarë për barel

Çmimi i naftës së "lehtë" amerikane për dërgesat e terminit në mars sot në Bursën ekonomike të New York-ut u zvogëlua në 40,04 dollarë për barel.

"Brenti" evropian në Bursën ndërkombëtare të naftës në Londër, njëkohësisht u shtrenjtua për 34 cent, në 46,55 dollarë për barel.

Nafta të premten në bursën e New York-ut u lirua për një dollar në 40,17 dollarë për barel, pasi që Ministria amerikane e punës njoftoi se muajin e ardhshëm në SHBA punën e kanë humbur 598 mijë persona dhe se shkalla e papunësisë u rrit në nivel më të lartë prej viti 1992 në 7,6 për qind.

Të dhënat për të gjithë vitin 2008 tregojnë se në SHBA pa punë kanë mbetur 2,9 milionë persona.