Çmimi i naftës së papërpunuar ra në 55.26 dollarë për fuçi, pasi çmimi preku nivelin më të lartë prej 57.79 dollarë për fuçi.
Kjo rritje ishte nga mbështetja dhe shpresa se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina do të arrijnë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës së tyre tregtare.
Gjatë ditës së djeshme, nafta e papërpunuar ra me më shumë se 3 për qind pasi presidenti Donald Trump shkroi ne Twitter për të ulur çmimet se saj.
Oil prices getting too high. OPEC, please relax and take it easy. World cannot take a price hike – fragile!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) February 25, 2019
Analistët thanë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konsumatori më i madh i naftës në botë, ishin të etur për të kundërshtuar çmimet e nxitura nga eksportuesit kryesorë që zvogëlonin prodhimin.
Trump shprehu shqetësim rreth çmimeve të naftës dhe përsërit thirrjet e tij të mëparshme në Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) për të mbajtur çmimet e qëndrueshme.
OPEC dhe disa prodhues të tjerë si Rusia u pajtuan në fund të vitit të kaluar për të ulur prodhimin me 1.2 milion fuçi në ditë për të parandaluar një rritje të madhe të ofertës nga rritja e çmimit. /Telegrafi/