Site icon Telegrafi

Çmimi i naftës rritet pak

Kontratat e naftës bruto kanë regjistruar rritje të premten pasi prekën nivelin më të ulët në disa muaj, një ditë më parë.

Investitorët po presin të dhënat mbi punësimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të dhënat mbi tregtinë në Kinë që do të publikohen gjatë fundjavës. Pavarësisht rritjes së sotme, dy benchmarkët kryesorë kanë humbur rreth 5 për qind të vlerës vetëm gjatë kësaj jave, humbjet më të mëdha javore që nga fillimi i vitit.

Përveç mbifurnizimit të tregut, një faktor tjetër kryesor, që ka rrëzuar çmimet, është edhe shqetësimi që ka të bëjë me kërkesën për naftë nga Kinë, ndërkohë që ekonomia po ngadalësohet.
Nafta Brent e Londrës për shtatorit, është rritur me 0.9 për qind dhe tregtohet pranë 50 dollarëve për fuçi, pas rënies me më shumë se 1 për qind të enjten.

Kjo është java e gjashtë me radhë që brenti i Londrës shënon humbje.

Ndërsa nafta Bruto amerikane është në rritje me 0.7 për qind dhe kuotohet pranë 45 dollarëve për fuçi, pasi preku nivelin më të ulët në 6 muaj në sesionin e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version