Telegrafi

Çmimi i naftës pritet të arrijë nivelin e viteve 1950

Çmimi i naftës pritet të zbresë deri në nivelin e vitit 1950. Ky është parashikimi që bëjnë ekspertët e fushës në institutin Nus Consulting. Ata kanë realizuar një studim mbi tregun botëror të energjisë, bazuar në burimet prodhuese të naftës në të gjithë globin.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme në bursën e Nju Jorkut ari i zi është kuotuar me 66 dollarë për fuçi, duke shënuar një rënie prej 1.2 për qind kundrejt një dite më parë. Tashmë, prej disa javësh, kuotat e arit të zi po pësojnë luhatje të ndjeshme.

Rreth dy muaj më parë, çmimi arriti deri në 72 dollarë për fuçi.