Telegrafi

Çmimi i naftës mund të dalë nga kontrolli

Kompanitë ndërkombëtare të naftës, si British Petrolium dhe Shell, kanë reduktuar ose ndërprerë prodhimin në vendin e Afrikës Perëndimore, por Libia prodhon vetëm 2 për qind të naftës botërore.

Ajo që ka shkaktuar këtë rritje kaq të shpejtë, është frika e tregjeve për situatën e pastabilizuar në vendet kryesore të prodhimit të hidrokarbureve dhe shqetësimi nuk ka gjasa që të përfundojë së shpejti.

Ekspertët mendojnë se një spirale e re e çmimit te arit të zi, do t’i jepte një goditje të fuqishme ekonomisë së brishtë botërore, që po lufton të rimëkëmbet pas krizës financiare të viteve 2007-2009, e qe ende nuk ka zgjidhur përfundimisht vështirësitë në eurozonë.

Pamjet e rebelimeve popullore, të transmetuara nga Al Jazeeira, patën efekt të madh në vendet arabe të Afrikës Veriore dhe shumë druhen se e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me shtetet e gjirit të pasur me naftë.

Ekziston gjithashtu frika se gjëra të paparashikueshme e me pasoja dramatike mund të ndodhin në çdo moment, siç do të ishte mbyllja e Kanalit të Suezit apo bllokimi i naftë-sjellëve kryesore. /Telegrafi/