Telegrafi

Çmimi i naftës deri nën 40 dollarë për barel

Në të njejtën kohë, nafta e lahtë amerikane për dërgesën e janarit në Bursën e Nju-Jorkut u lirua në 42,98 dollarë për barel, që gjithashtu është çmimi i saj më i ulët nga janari i vitit 2005.

Rënia e pasditës e çmimeve të naftës pasoi pas publimit të të dhënave të Ministrisë amerikane të Punës, të cilat, gjatë nëntorit vendet e tyre të punës i kanë humbur 533.000 amerikanë, që është numri më i madh i largimeve nga puna në një muaj në SHBA në 34 vitet e fundit. Në të njejtën kohë shkalla e papunësisë ka arritur në 6,7 për qind.

Sipas analistëve, të dhënat e tilla për gjendjet e tregut amerikan të punës i kanë përforëcuar druajtjet nga zvogëlimi i mëtejshëm i kërkesës ës derivateve në SHBA, të cilët janë konsumuesi më i madh botëror i energjensit.

Si pasojë e ashpërsimit të krizës ekonomike dhe paralajmërimet e kompanive të mëdha multinacionale për heqjen e numrit shtesë të vendeve të punës, nga fillimi i javës nafta u lirua për rreth 20 për qind që paraqet rënien më të madhe kavore të çmimit të energjensit nga marsi i vitit 2003.

Prej korrikut të këtij viti kur nafta arriti çmimi rekord mbi 147 dollarë për barel, çmimet e saj deri tani janë ulur për mbi 70 për qind.

Zvogëlimi i fundit i çmimit të naftës shkaktoi shqetësim midis anëtareve të Organizatës së shteteve eksportuese të naftës (OPEK), kryetar i të cilës SHakip Kelil, paralajmëroi se në qoftë se çmimi i energjensit mbetet në nivelin e tanishëm të takimit të ardhshëm ministror në kuartelin të caktuar për 17 dhjetor do të aprovohet vendim për zvogëlim shtesë të kuotave ditore për prodhimin e "arit të zi".