Telegrafi

Çmimi i naftës bie në 116 dollarë për barel

Tregu i naftës ndodhet aktualisht midis shumë faktorëve të ndryshëm.

Në mes të stinës së uraganeve në brigjet amerikane, tensioneve në Nigeri dhe me Iranin, shpërthimit të një naftësjellësi në Turqi, por gjithashtu dhe ndaj faktorëve frenues për rritjen e çmimeve si rritja e prodhimit të OPEK-ut dhe një kërkesë në rënie të vendeve të industrializuara.

Pika e fundit që ndikoi në uljen e çmimeve ishin rezervat e produkteve të naftës në SHBA.

Rezervat e naftës bruto arritën në 1.7 milion barelë ku 300.000 barelë ishin më parë dhe rezervat e prodhimeve të distiluara janë rritur javën e kaluar me 2.8 milion barelë, kundrejt plus 2.1 milionë të pritur.