Telegrafi

Çmimi i naftës arrin mbi 45 dollarë

Nafta e lehtë amerikane në bursën e New York-ut , është rritur për 2.23 dollarë duke arritur çmimin prej 45 .75 dollarë për barel.

Ndërsa nafta evropiane brent gjithashtu në Bursën ndërkombëtare në Londër u shtrenjtua për 2.55 dollarë duke arritur çmimin prej 44.95 dollarë për barel. /Telegrafi/