Telegrafi

Çmimi i dashurisë – burgu

36-vjeçarja Beata Wolotka nga qyteti polak Olsztyn e ka lutur ish të dashurin e saj që t’i lejojë që kohë pas kohe ta vizitojë qenin.

Ai ka pranuar, mirëpo pasi që nuk e ka kthyer atë pas shëtitjes së fundit, e ka lajmëruar në polici.

”Gruaja na ka thënë se është lidhur shumë me atë qen gjatë kohës që ka kaluar me pronarin e tij dhe ka qenë shumë e lumtur kur ia ka lejuar ta vizitojë. Mirëpo ajo ka thënë se nuk ka mundur të durojë më largësinë prej qenit. Ajo është e dëshpëruar kur nuk është me të”, ka thënë zëdhënësi i policisë lokale.

”Vështirë është të thuhet se kënd e ka dashur më shumë gjatë lidhjes – qenin apo pronarin e tij”, ka përfunduar ai.