Telegrafi

Çmimi i bukës, indikator për rritjen e çmimeve

Buka dhe drithërat kanë pasur rritje prej (4.3%), por që kishte ndikim prej 0.4 për qind. Perimet (7.0 %) me një ndikim prej 0.3 për qind, përdorimi i pajisjeve për transportin personal (1.5 %) me një ndikim prej 0.1 për qind si dhe disa grupe dhe nëngrupe të konsumit me një ndikim të përbashkët prej 0.2 për qind në Indeksin e Çmimeve të Konsumit.

Por, nëse bëhet krahasimi me çmimet e dhjetorit 2010 dhe dhjetorit 2009, atëherë çmimet e konsumit kanë arritur në 6.6 për qind. Edhe atë vit drithërat dhe buka kanë qenë indikatorët kryesor të rritjes së çmimit të konsumit për (28.1%) me një ndikim prej 2.8 për qind. Brenda një viti kosovarët shpenzojnë 423 mijë tonë bukë që në para i bie mbi 40 milionë euro.

Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, gjatë një viti për kokë banori nevojiten 205 kilogramë grurë ose 410 mijë tonelata, ndërkohë që këtë sasi Kosova mund të mbulojë me vetëm 340 mijë tonë grurë. Vitin që lamë pas në Kosovë janë mbjellë 78 mijë e 549 hektarë grurë, 2 mijë e 796 hektarë elb, 741 hektarë thekër dhe 1 mijë e 825 hektarë bimë faroxhere. /Telegrafi/