Telegrafi

Çmimi i barelit të naftës bie nën 120 dollarë

Nga rënia e papritur në ora 17 e 30, në vlerën prej 118.80 dollarë në Exchange Intercontinental në Londër (niveli më i ulët që prej 15 majit) dhe me 5.6 dollarë në Nymex (New York Mercantile Exchange) në 119.5 dollarë, pas rekordeve të 11 korrikut 147.50 dollarë në City dhe 147.27 në Wall Streat, çmimi bruto i naftës ka humbur 20 përqind të vlerës së tij.

Tregu tregoi dhe njëherë që ndikohet më shumë nga një stuhi se nga tensionet gjeopolitike, shpjegon analisti i pavarur John Hall.

Stuhia tropikale Eduard përparonte të hënën në veri perëndim të gjirit të Mexikës me një shpejtësi 85km në orë sipas Qendrës Nacionale Amerikane të Uraganëve. Ajo drejtohej drejt brigjeve të Texasit dhe Luisianës ku duhej të mbërrinte natën.

Gjiganti i naftës anglo –suedez Shell lajmëroi të kishte evakuuar 40 punëtorë të instalimeve të tij, por shtoi se nuk besonte në impaktin e prodhimit.

“Tregjet janë të shqetësuar për dobësimin e kërkesës”,theksoi Veronica Smart këshilltare në Energy Information Center.

Pasi çmimi kaloi 145 dollarë, tregu u kthye kundër, me tendencë më shumë drejt uljes sesa drejt rritjes, duke ju referuar indikatorëve që tregojnë një ngadalësim të ekonomisë në ShBA dhe një ulje të konsumit nga familjarët.

Publikimi i stoqeve të naftës do të nxjerrë ndoshta të mërkurën,një rrëshqitje të re të kërkesës amerikane. Investitorët do të përgjojnë gjithashtu të martën vendimin e politikës monetare që do të ndërmarrë Rezerva Federale .