Telegrafi

Çmimi “George Polk” u ndahet personave anonimë

26-vjeçarja Neda Agha-Soltan u vra pas protestave që shpërthyen pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale, me ç’rast fitoi sërish Mahmoud Ahmadinejad, ndërsa vrasja e saj është xhiruar dhe është plasuar në internet.

Është hera e parë që ky çmimi, i cili ndahet nga Universiteti Long Island u jepet personave të panjohur. Çmimi ndahet për të nderuar veprën e gazetarit George Polk, i cili u vra në vitin 1949 gjatë luftës civile greke. /Telegrafi/