Site icon Telegrafi

Çmimi i gazit mbetet i njëjtë, nafta dhe benzina lirohet me nga 2 cent

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për ditën e mërkure.

Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar i gazit ka mbetur i njëjtë, kurse nafta dhe benzina janë liruar me nga 1 cent, krahasuar një ditë më parë.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së mërkure dhe janë të vlefshme për 24 orë. Kësisoj, MINT do të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve.

Kohë më parë, Qeveria e Kosovës vendosi për vlerën se sa mund të fitojnë kompanitë e shitjes së derivateve. Fitimi është 12 centë për shitjet me pakicë, ndërsa 2 centë për shitjet me shumicë.

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës i kishte dërguar letër Qeverisë së Kosovës me anë të së cilës kërkojnë që marzha të caktohet duke u bazuar në nivelet e çmimeve aktuale. /Telegrafi/

Exit mobile version