Telegrafi

Çmimi “Dritan Hoxha” për Tanja Fajon

Ky çmim u dorëzua nga presidentja e “Top Medias”, Vjollca Hoxha, në programin “E diell”, ku Fajon ishte e ftuar.

“Jam e nderuar të dorëzoj këtë çmim të parë të fondacionit ‘Dritan Hoxha’ dhënë me motivacionin për kontribut të veçantë në liberalizimin e vizave për shqiptarët zonjës Tanja Fajon, një sllovene që tashmë ka hyrë thellë në zemrat e të gjithë shqiptarëve”, është shprehur Hoxha.

Ndërsa Fajon ka thënë se është shumë e nderuar dhe shumë e lumtur, që ka marr këtë çmim. “Kjo tregon që ajo që ne bëmë në Parlamentin Evropian, unë personalisht dhe Sllovenia, është diçka shumë e mirë për shtetasit shqiptarë. Unë do ta marr si një sfidë për punën time të ardhshme”.

Më pas, një vizitë tek vogëlushët në Fshatin SOS, ku Fajon dorëzoi personalisht 10 mijë eurot e çmimit. /Telegrafi/