Site icon Telegrafi

Çmimi i derivateve të naftës, KRRE thotë se Maqedonia ka çmimet më të ulëta në rajon

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit ka shfaqur analizën e lëvizjes së çmimeve të derivateve të naftës në vendet e rajonit.

Nga të dhënat e analizuara për 11 shtete në rajon, përfshirë edhe RMV-në, KRRE thekson në Maqedoninë e Veriut çmimi i EURODIZELIT në javën e parë të muajit mars është më i ulët.

Sipas analizës së KRRE-së, çmimin më të lartë të EURODIZELIT e paguajnë në Greqi me 1,621 euro, pastaj në Shqipëri me 1,609 euro, pastaj Serbi, Kroaci, Slloveni, Mal të Zi, Rumani, Hungari, Bullgari dhe Mal të Zi. Në Maqedoninë e Veriut Eurodizelit shitet me çmim prej 1,221 euro për litër.

“Ndërkaq, kur bëhet fjalë për benzinën, ЕUROSUPERI BS-95 në Maqedoninë e Veriut me çmim prej 1,361 euro, që është çmim më i ulët nga ai në Greqi, Shqipëri, Mal të Zi, Kroaci, Serbi, Slloveni, Rumani dhe Hungari. Vetëm në Bullgari dhe Bosnjë dhe Hercegovinë shitet ЕUROSUPERI BS-95 me çmim më të ulët që është praktikisht i parëndësishëm nga çmimi ynë edhe atë me devijim në decimalen e parë, respektivisht në të dytën”, thonë nga KRRE./Telegrafi/

 

Exit mobile version